Adriano Galliani që tani ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të janarit.
Milani ka nevojë për transferime, posaçërisht në fazën mbrojtëse, pasi aty është pika ku Rossonerët po çalojnë më së shumti deri më tani.
Sipas një raporti nga La Domenica Sportiva, Galliani do të provojë edhe një herë për mesfushorin e Zenitit, Alex Witsel.
Përveç, belgut është duke u menduar për ish-mbrojtësin e Interit, Maxwell, të cilin besohet se agjenti i tij, Mino Raiola, ia ka ofruar Rossonerëve.
Pasi jemi te mbrojta, këtu do të provohet edhe kapiteni i Nerazzurrëve, Andrea Ranocchia, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Dhe për fund, Kevin Prince Boateng, i cili tashme është duke u stërvitur në Milanello. /Telegrafi/


