Galliani: Klubet e mëdha rrezikojnë të falimentojnë

PUBLIKUAR

Drejtori ekzekutiv i Monzas dhe ish-drejtori i Milanin, Adriano Galliani, beson se edhe klubet më të mëdha të Evropës rrezikojnë të falimentojnë shkaku i dëmeve financiare që ua ka sjellë kriza e koronavirusit.

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit është i shqetësuar për situatën financiare në futbollin evropian dhe thotë se futbolli po përballet me një problem që ende s’është kuptuar plotësisht, transmeton Gazeta Express.

“Llogaritë janë të fryra për shkak të borxheve të klubeve dhe humbjes së parave nga shitja e të drejtave televizive. Situata mund të bëhet shumë dramatike”, ka thënë Galliani, në një intervistë të dhënë për Telelombardia.

“Nuk po mungon vetëm pjesa e fundit e parave e të drejtave televizive, por nuk po përfitojmë as nga stadiumet. Dhe UEFA s’i ka ndarë ende 400 milionë eurot për Kupat Evropiane. Klubet e mëdha rrezikojnë të falimentojnë, ulja e pagave s’mjafton”.

“Mendojeni se vetëm nga dyqani zyrtari në stadium, Barcelona i fiton zakonisht 50 milionë euro sepse Camp Nou është stadiumi i dytë më i vizituar në Spanjë”.

“E gjitha kjo po shkakton dëm të pallogaritshëm. UEFA e ka humbur një mal parash për shkak të shtyrjes së Kampionatit Evropian. Fshati Olimpik në Tokio duhej të transformohej dhe tani kjo s’mund të bëhet”.

“E gjitha kjo është një problem që s’e kemi kuptuar ende plotësisht”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...