Galatasaray ka shfaqur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut, Franck Ribery.
Gjiganti turk po mendon që ta transferojë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.
Galata pritet t’ia ofrojë një kontratë njëvjeçare e gjysmë.
Ribery në të kaluarën ka qenë lojtar i Galatasarayt gjatë vitit 2005 para se të kalonte te Marseille.
35-vjeçari pastaj iu bashkua Bayernit në vitin 2007 nga Marseille dhe deri më tani ka 122 gola e 180 asistime në 409 paraqitje me klubin bavarez. /Gazeta Express/


