Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka thënë që bashkëlojtari i tij të Brazili, Neymar është më i miri që ai ka luajtur më të
Sulmuesi i Paris Saint-Germain konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë dhe Jesusit i pëlqen të luajë më të në Kombëtare, duke e lavdëruar atë si njërin prej lojtarëve më të mirë që ai ka luajtur me të ndonjëherë.
“Hera e parë që kam luajtur me të ishte në vitin 2016. Ne shkuam në Olimpiadë së bashku dhe aty ne luajtëm shumë”, tha ai në një intervistë për Sky Sports.
“Si një lojtar, ai është i jashtëzakonshëm. Mendoj që është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. Natyrisht, kjo është e sigurt. E dua atë edhe jashtë fushës. Jashtë fushës është i mahnitshëm. Ai është një djalë i mirë. Ai është aq i dashur, i pëlqen të jetë me familje dhe shokë. Jeta e një futbollisti është më të vërtetë e vështirë për të tilla gjëra dhe pastaj atij i pëlqen që të jetë me shokët dhe familjen e tij dhe kjo është e rëndësishme për mua. Ai është djalë i mirë. Si lojtar, të gjithë i dimë kualitetet e tij”.


“Ai gjithmonë bënë humor, vallëzon, këndon. Ai është njëri ndër humoristët më të mirë që kemi”, tha Jesus kur u pyet se si duket Neymar.
Jesus shpreson që Neymar të jetë një ndër më të mirët në Botë sot kur Brazili e fillon turneun në Botëror në këtë fundvit. Kombëtarja jug-amerikane është në grup me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin.
Jesus dhe Neymar do ta luajnë ndeshjen e parë në Katar më 24 nëntor ku do të luajnë kundër Serbisë. /GazetaExpress/


