Gabon Interi

PUBLIKUAR

Interi ka barazuar 1:1 me Torinon në shtëpi duke lëshuar nga duart dy pikë që tani mund të humbasë edhe pozitën e dytë.

Pas dy fitoreve me radhë, Interi sërish është ndalur me barazim, kësaj radhe nga Torino, sfidë kjo që përfudnoi 1:1 në “San Siro”, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Iago Falque në minutën e 60’të, gjithçka barazoi Eder në minutën e 79’të.

Interi tentojë me të gjitha forcat të ndryshojë diçka në rezultat deri në fund, duke pasur edhe disa raste si dhe duke goditur shtyllën përmes Vecinos, por rezultati mbeti ai i minutës 79’të, 1:1, barazimi i tretë ky për ZI Kaltrit këtë edicion.

Pas këtij barazimi, Interi tani ka shkuar në kuotën e 30 pikëve, një më pak se Napoli që përballet me Chievon dhe vetëm dy më shumë se Juventusi që në shtëpi pret Beneventon. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...