Gabon drejtoresha e Interit, zbulon klubin e Mourinhos

PUBLIKUAR

Jose Mourinho do të jetë trajner i ardhshëm i Manchester Unitedit, ka bërë të ditur drejtoresha e Interit, Bedy Moratti.

Motra e ish kreut të klubit, Massimo Moratti, iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve pas një takimi që pati me portugezin dhe familjen e saj.

Kur është pyetur nëse Mourinho mund të kthehet te zikaltrit, Bedy ‘rrëshqiti’ duke thënë se ai do të shkojë në Angli.

“Jo, ai është i lumtur tash, do të shkojë te Manchesteri”, ka thënë ajo përcalciomercato.com.

“Ai ka qenë gjithmonë fantastik dhe na ka munguar si person këtu”, ka shtuar Moratti.

Ndryshe, Mourinho është ftuar në Giueseppe Meazza për përcjellë ndeshjen kundër Sampdorias. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...