Gabigol nuk rikthehet te Santos

PUBLIKUAR

Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, nuk do të rikthehet te Santosi, sipas presidentit të ish-klubit të tij, Modesto Roma.

Gabigol është huazuar nga Interi te Benfica ku nuk është duke kaluar çaste të mira, ndërsa klubi i Santosit nuk e kupton pse lojtari nuk po bën mirë atje, transmeton Express.

Në fillim të kësaj jave Santos konfirmoi se do t’i kërkonte Interit rikthimin e Gabigolit, por presidenti i klubit Modesto Roma ka thënë se është e qartë se ai do të mbetet te Benfica.

“Ai është lojtar fantastik dhe nuk e kuptoj pse nuk po bën mirë sepse është djalosh i mrekullueshëm”, ka thënë Roma për Tuttomercatoëeb.

Po ashtu, ai ka shtuar: “Nuk është opsion rikthimi i tij në Brazil. Nuk është real”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...