Sulmuesi brazilian shpërtheu së fundmi me dy golat e shënuar në finale të Copa Libertadores
Gabriel Barbosa është bërë sensacioni më i fundit i futbollit botëror, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti brazilian realizoi dy gola në fund të takimit për t’ia siguruar Flamengos trofeun e Copa Libertadores pas fitores 2:1 ndaj River Plates.
Dhe, mediat e huaja shkruajnë se interesim për Gabigol ka shfaqur Newcastle.
Futbollisti i kishte dy eksperienca dëshpëruese tek Interi dhe Benfica, por u ringrit në atdhe për ta fituar trofeun më të madh të Amerikës së Jugut.
Tash, sulmuesi i rrezikshëm është i gatshëm për një tjetër eksperiencë evropiane dhe Premierliga mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, shkruan The Chronicle. /Gazeta Express/


