Gabigol: Dua të qëndroj në Inter

PUBLIKUAR

Gabigol pret një tjetër shans nga Interi dhe e ardhmja e tij është në duar të Luciano Spallettit.

Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa ka siguruar se tani për tani dëshiron të qëndrojë në Inter, duke refuzuar ofertën e Las Palmas.

Sulmuesi brazilian nuk ka startuar në asnjë ndeshje në Serie A që kur u transferua nga Santosi verën e kaluar për 29.5 milionë euro.

Këtë javë u raportua se Las Palmas e dëshiron lojtarin në formë huazimi, por 20 vjeçari thotë se dëshiron të qëndrojë te Interi.

“Tani për tani, jam duke qëndruar”, tha Gabigol për “Globoesporte”.

“Jam duke qëndruar këtu, edhe pse është e vërtetë se nëse nuk luaj do të mërzitem. Dua të luaj, kështu që shpresoj të marr një vendim së shpejti, por për tani mund të them se jam duke qëndruar në Inter”, shtoi ai.

“Sezoni im i parë në Inter ishte i vështirë, por edhe më tej shpresoj të tregoj atë që mund të bëj. Jam lojtar i Interit dhe jam i lumtur këtu. Kam mësuar dhe jam zhvilluar më shumë si lojtar dhe person”, shtoi ai.

“Nuk shkoj gjithçka siç kisha planifikuar, por jam duke tentuar të mësoj se si funksionin futbolli në Itali, që është shumë ndryshe nga ai brazilian. Ka kohë për të marrë vendimin përfundimtar për të ardhëm”, përfundoi Gabigol. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...