Futbollisti serb e barazon rekordin e Ronaldos

PUBLIKUAR

Futbollisti serb i Fiorentinas, Dusan Vlahovic e ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos me gola të shënuar brenda një viti kalendarik në Serie A.

Vlahovic shënoi në barazimin e Fiorentinas ndaj Sassuolos golin e tij të 33-të brenda vitit 2021 në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo e arriti këtë shifër vitin e kaluar, kurse menjëherë këtë vit, rekordi iu barazua nga Vlahovic.

Madje, sulmuesi i Fiorentinës ka mundësi ta tejkalojë, teksa e ka edhe një ndeshje në Serie A për ta luajtur brenda vitit 2021. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...