Futbollisti i rremë meksikan i cili shpiku një jetë si lojtar i Juventusit

PUBLIKUAR

Dionicio Farid Rodriguez arriti që t’i mashtrojë mediat në Meksikë, duke thënë se është një futbollist i Juventusit

19 vjeçari bëri një llogari të rreme në rrjetet sociale – e cila ka më shumë së 16 000 përcjellës – dhe shtoi fotot me fanellën e skuadrës.

Ai madje arriti që ti editoi fotot e lojtarit portugez Joao Serrao, i cili është në akademinë e Juventusit.

Për shkak të statusit të tij si lojtar i Zonjës së Vjetër, Farid arriti që të jep intervista duke folur për përvojën e tij në Torino.

Karriera e mashtruesit megjithatë është e lidhur me disa skuadra të tilla si; Lobos BUAP dhe Pumas de la UNAM, dhe ai po ashtu ka shpikuar lojëra dhe gola që asnjëherë nuk përputhen me realitetin. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...