Emre Can do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por me shumë mundësi do të humbasë edhe Kupën e Botës që starton pas 2 muajsh.
Emre Can pritej që të rikthehej në fushë këtë javë pas një dëmtimi në gju, por lëndimi është më i rëndë se që u mendua në fillim.
“The Mirror” raporton se mesfushori gjerman duhet të bëjë hapa prapa, pasi duhet t’i në shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
24-vjeçari është në fundin e kontratës me Liverpoolin dhe me shumë gjasa nuk do të ketë mundësi te veshë më fanellën e Liverpoolit.
Më herët ketë javë trajneri, Jurgen Klopp, e deklaroi të padisponueshëm gjermanin, qe mendohej se mund te rikthehej në takimin e parë çerekfinale ndaj Manchester City, por do të humbasë edhe atë të kthimit dhe gjitha ndeshjet e mbetura këtë sezon.
Emre Can tani rrezikon dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Futbollisti 24-vjeçar është prej kohësh në shënjestër nga Juventusi, që mund të përfitojë shërbimin e tij me parametra zero. /Gazeta Express/


