Futbollisti anglez rrëfen përvojat personale: Ja pse protestat kundër racizmit janë të nevojshme kudo

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Sulmuesi i Watfordit, Andre Gray, thotë se protestat në Britani të Madhe nuk janë vetëm për vdekjen e George Floyd, por për racizmin sistematik, që ai thotë se ndodhet gjithkund.

Afro-amerikani George Floyd vdiq javën e kaluar në Minneapolis të SHBA-së pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën e javës së kaluar, u arrestua tre ditë më vonë. Ndaj tij u ngrit fillimisht akuzë për vrasje të rangut të tretë, e cila më vonë u ndryshua në akuzë për vrasje të rangut të dytë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë, edhe pasi u arrestuan edhe tre policët e tjerë të përfshirë në këtë incident, me akuzën dhe kanë ndihmuar dhe e kanë lejuar një vrasje të rangut të dytë.

Protestat të ngjashme janë zhvilluar edhe në kryeqytetet e mëdha evropiane, si në Londër, ndërsa shumë futbollistë, si Gray, kanë vendosur të flasin për përvojat e tyre me racizmin.

“Nuk ka të bëjë vetëm me George Floyd dhe brutalitetin që po ndodh në Amerikë, ka të bëjë me atë që ndodh në Angli dhe kudo tjetër në botë. Unë ndihem se jemi me fat pasi që s’kemi policë të armatosur në rrugë sepse ne ende jemi të paragjykuar nga policët këtu, si në SHBA”, ka thënë Gray.

“Unë s’mund ta llogaris se sa herë jam ndalur nga policët në rrugë teksa vozisja. Unë s’mund ta llogaris sa herë kam shkuar në një klub dhe nuk më është lejuar të hyj brenda, s’mund ta llogaris sa herë më kanë ndjekur rojet e sigurimit nëpër dyqane”.

“S’mund ta llogaris sa herë jam pyetur a jam futbollist pasi kam dalë nga një veturë e mirë. Shikoni, në fund të ditës, unë mund të jem vetëm tre persona në këtë vend: futbollist, reper ose kontrabandues droge. Kështu është”.

“Kështu që marshet këtu s’kanë të bëjnë vetëm me brutalitetin policor në Amerikë, por edhe këtu në Angli dhe në Paris dhe kudo tjetër. Është për shkak të racizmit sistematik që ndodhet kudo”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...