Futbollistet e Brazilit do të paguhen njëlloj si futbollistët

PUBLIKUAR

Brazilia ka njoftuar se do të bëhet ndër kombet e pakta që do t’i paguajë barabartë ekipet kombëtare të vashave dhe meshkujve.

Futbollistja më e mirë braziliane, Marta, do të paguhet ngjashëm si Neymari, Gabriel Jesusi dhe Roberto Firmino, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Rogerio Caboclo, ka thënë se nuk do të ketë më dallime gjinore në futbollin brazilian.

“Federata e Brazilit do ta bëjë ndarjen e parave në mënyrë të barabartë për futbollin e vashave dhe të meshkujve, që nënkupton se futbollistet do të fitojnë njëjtë si futbollistët”, tha Caboclo.

Brazili i bashkohet Australisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re në mesin e kombeve të vetme që i paguajnë futbollistet po aq sa futbollistët.

Kjo pagesë do të vlejë për ekipet që marrin pjesë në Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, si dhe në turnet e Kupës së Botës.

Vitin e kaluar, kampionia e Botës, ekipi kombëtar i vashave të SHBA-së, e paditi Federatën amerikane, duke e akuzuar për diskriminim në pagesat dhe kushtet. Gjykata e hodhi poshtë padinë e tyre, por futbollistet amerikane s’u dorëzuan dhe u ankuan ndaj atij vendimi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...