Futbollistët e Barcelonës tallen me treshen më të mirë në botë MSN (Video)

PUBLIKUAR

Të kesh në skuadër tre sulmues si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar padyshim që është fat i madh.

Por në stërvitjet e klubit MSN janë të barabartë me të gjithë lojtarët e tjerë të klubit.

Në një video të postuar nga kanali zyrtar i Barcelonës në YouTube, shihen treshja më e famshme në botë në mes duke mos arritur dot ta prekin topin nga lojtarët tjerë.

E kjo lojë ka sjellë të qeshura pa fund në kampin stërvitor të Barcelonës duke pa që Messi, Neymar dhe Suarez nuk arrinin dot të merrnin topin.

Në fund të ndeshjes, lojtarët tjerë kanë krijuar një ‘urë’, ndërsa Messi, Suarez dhe Neymar janë futur në të duke marrë të goditura.

Atmosfera e mirë në stërvitje tregon shumë se Barcelona është më shumë se një klub. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...