Fushë-Kosovë: Vjedh bizhuteri me vlerë rreth katër mijë euro, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka vjedhur bizhuteri/ari në një shtëpi në Fushë-Kosovë që kapin vlerën rreth katër mijë euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa malli i vjedhur i është rikthyer pronarit, përcjell Klankosova.tv.

“Rr. Muhamet Behluli- Fushë Kosovë  27.12.2023-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij ka arritur  ta zë në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie /ari,  të gjithë në vlerë rreth 4000- mijë € të cilat i dyshuar i kishte hedhur  gjatë ikjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...