Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orën 17:00, një mashkull nga Fushë Kosova ka tentuar të vetëvritet, pasi ka konsumuar sasi të tepruara të medikamenteve të llojeve të ndryshme
“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor pasi që i njëjti ka tentuar të vetë-vritet duke konsumuar sasi të tepruara të medikamenteve të llojeve të ndryshme. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë”, shkruan në raport.


