Fury: Të shpëtosh jetë është shumë më mirë sesa të fitosh në boks

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit, Tyson Fury, thotë se t’iu ndihmosh njerëzve është ndjesi shumë më e mirë sesa të fitosh në boks.

Britaniku 30-vjeçar, foli për problemet me shëndetin mendor, drogën dhe alkoolin, që prej rikthimit në ring më 2018, transmeton Gazeta Express.

Ai pohoi se ka njerëz që kanë shkuar nga Koreja dhe SHBA-ja në Britani për ta dëgjuar atë duke folur për rikthimin në boks.

“Nuk mund ta besoni numrin e njerëzve që po iu ndihmoj. Vërtet më nderon fakti që tani njerëzit m’u afrohen dhe më thonë ‘ia shpëtove jetën djalit apo vajzës sime’”, tha Fury për BBC.

“Kjo është një ndjesi mahnitëse, është një ndjenjë më e mirë sesa t’i mposhtesh të gjithë boksierët që i kam mposhtur, 10 herë më mirë”, shtoi ai.

Fury i kaloi dy vjet e gjysmë larg ringut, pas triumfit madhështor ndaj Wladimir Klitschos më 2015, kur i fitoi titujt IBF, WBO dhe WBA.

Gjatë asaj kohe, ai shtoi shumë peshë, vuajti nga problemet mendore dhe e mendoi edhe vetëvrasjen.

Që prej rikthimit në boks më 2018, ai i fitoi tri ndeshje dhe barazoi me kampionin e WBC-së, amerikanin Deontay Wilder. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...