Fury: Seferi si Joshua, Klitshcko dhe Wilderi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Tyson Fury thotë se nuk po e nënvlerëson Sefer Seferin dhe beson se shqiptari është një kundërshtar i rrezikshëm.

Të shtunën (sonte) mbrëma (9 qershor) në Mançester Arena zhvillohet dueli ndërmjet Tyson Fury dhe Sefer Seferit që është njëherësh meçi më i vështirë në karrierën e boksierit shqiptar, kur kihet parasysh se ka përballë një ish-kampion të unifikuar botëror.

Mirëpo, edhe pse është dhjetë vjet më i moshuar se kundërshtari i tij dhe ka zhvilluar vetëm një përballje në kategorinë e peshave të rënda, Seferi beson në fitoren e tij.

Kurse Fury, i cili numëron 25 triumfe nga po aq meçe, nuk ka zhvilluar një duel prej kur e ka mposhtur Wladimir Klitschkon në vitin 2015 dhe në këtë periudhë i ka humbur titujt e peshave të rënda dhe licencën për të boksuar për shkak të hetimeve për doping.

Fyru ka respekt për Seferin, duke thënë se e konsideron këtë përballje njësoi sikur të ishte Joshua apo Klitshcko e edhe Wilder.

“Seferi është një boksier i mirë, nuk po e nënvlerësoj. E konsideroj njësoj si (Anthony) Joshuan, Wladimir (Klitshckon), (Deontay) Wilderin apo këdo tjetër”, tha ai.

“Ai është një goditës i rrezikshëm me 21 nokaute. Është në formë të mirë, është një mashkull me dukje të mirë dhe do të vijë për të më nokautuar të shtunën”, shtoi Fury. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...