Fury për kundërshtarin e tij të ardhshëm: E përdorja si thes boksi në stërvitje

PUBLIKUAR

Meçi për titull kampioni mes Tyson Furyt dhe Dillian Ëhyte ka filluar të nxehet edhe më shumë. “Gypsy King” deklaroi se e ka përdorur Whyte si thes boksi gjatë stërvitjeve.

Ndonëse tashmë dukej sikur dyshja kishte një rivalitet më parë, Fury e kan xehur situatën ndaj kundërshtarit të tij të ardhshëm me një pranim mjaft interesant, transmeton Gazeta Express.

“Kam bërë ndeshje stërvitëse me Dillian Whyte disa herë dhe vazhdimisht e kam përdorur si thes boksi. Kishte periudha kur nuk mundte ta mbronte veten. Kishte periudha kur duhej ta ndalonim ndeshjen”, tha Fury për BT Sport.

Fury dhe Whyte do të takohen më 23 prill në “Wembley” dhe lufta e fjalëve ka filluar tashmë, teksa Whyte deklaroi se e ka rrëzuar Furyn tetë herë në ndeshje stërvitëse.

“Ndeshja stërvitëse nuk është tamam nëse nuk i ke dorezat e meçit real. Nganjëherë nuk ke ditët më të mira në palestër, ditët e këqija. Sa për ta përmendur, ai nuk më ka rrëzuar asnjë dhe nuk jam rrëzuar kurrë në ndeshje stërvitëse”, deklaroi Fury. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...