Fury: Meçi i tretë me Wilderin s’do të ndodhë, do të gjej tjetër kundërshtar në dhjetor

PUBLIKUAR

Tyson Fury ka thënë se trilogjia e tij me Deontay Wilder nuk do të ndodhë, prandaj ai synon ta gjejë një kundërshtar tjetër për të luftuar në Britaninë e Madhe në fund të këtij viti.

Kampioni i botës në WBC Fury kishte marrëveshje me Wilderin për një luftë të tretë, që synohej të ndodhte më 19 dhjetor në Las Vegas, por mungesa e konfirmimit nga amerikan nënkupton se britaniku dëshiron të luftojë me dikë tjetër, transmeton Gazeta Express.

Fury është pajtuar për kushtet financiare për ky lufta kundër kampionit të botës në IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua, vitin e ardhshëm – por ai dëshiron së pari të luftojë edhe një herë në vitin 2020.

“Wilder dhe ekipi i tij po bënin lojëra me datën e meçit. Kur më pyetën nëse do të pajtohesha ta zhvendosnim atë në dhjetor, unë u pajtova për 19 dhjetor”, tha Fury për The Athletic.

“Pastaj ata u përpoqën ta ndryshojnë datën përsëri dhe ta zhvendosin meçin për vitin e ardhshëm. Unë ka kohë që po stërvit, jam i gatshëm”, shtoi ai.

“Kur ata u përpoqën ta ndryshojnë datën e 19 dhjetorit dhe ta ricaktojnë meçin për vitin e ardhshëm, u teprua fare dhe unë u largova”, tregoi ai.

Wilder e humbi titullin e botës në kategorinë e rëndë dhe ecurinë e gjatë pa humbje në meçin e dytë në shkurt të këtij viti.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...