Fury e paralajmëron Wilderin para rimeçit: Të rraha një herë, do të të rrah përsëri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Tyson Fury këmbëngul se do ta mposhtë Deontay Wilderin në rimeçin mes tyre për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit, i cili pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Boksieri britanik Fury bëri një paraqitje të pamëshirshme duke e mundur Tom Schwarzin me nokaut në rundin e dytë, në meçin e kategorisë së rëndë në Las Vegas, të dielën në mëngjes, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte meçi i parë për Fury që prej barazimit kontrovers me kampionin e ËBC-së, Deontay Wilder, në Los Angeles në dhjetor, të cilin Fury ndien se e kishte fituar.

“Unë e kam rrahur atë një herë tashmë, prandaj do ta rrah përsëri”, tha Fury.

“Ai do të përballet me një Tyson Fury plotësisht të gatshëm dhe të freskët për meç. Do të jetë lufta më e madhe në botën e boksit”, shtoi Fury.

Për Fury kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, nga të cilat 18 i ka me nokaut, ndërkohë që regjistron edhe një barazim.

Promotori britanik i Fury, Frank Warren, ka thënë se Fury me shumë mundësi do ta zhvillojë një meç tjetër në shtator ose tetor, me gjasë në Nju Jork, para rimeçit kundër amerikanit Wilder. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...