Furnizim i dobët me energji elektrike në Lipjan, për shkak të punimeve në rrjet

PUBLIKUAR

Operatori i Sistemit të Transimisionit dhe Tregut (KOSTT) njofton se po zhvillohen punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve” në Lipjan.

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit KOSTT njofton se nga e shtuna në ora 07 deri të dielën në ora 19, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik në nënstacionin Lipjani, derisa transformatori tjetër TR 3 mbetet në operim gjatë kësaj kohe.

KOSTT njofton se punimet për rehabilitimin e NS Lipjani, do të zgjasin deri në fund të vitit dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe kërkesa të tjera për shkyçje të transformatorit TR1.

Gjatë kohës së lartcekur, sipas Operatorit të Distribucionit (KEDS) linja 35 kV Magure-Parku i Biznesit do të jetë jashtë operimit, por KEDS ka ndërmarrë masat për furnizim alternativ të bizneseve nga linja 35 kV PP Kosova A-Parku Biznesit.

“Për shkak se kjo linjë ka kapacietet të kufizuar, gjatë kohës që TR1 do jetë jashtë operimit, në kohën e lartcekur mund të ketë rënie të kualitetit të funizimit (ulje të tensionit)”, njofton KOSTT.

KEDS dhe KOSTT lusin për mirëkuptim nga bizneset dhe konsumatorët që afektohen nga këto punime.

Sipas KOSTT-it, rehabilitimi i nënstacionit Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...