Funerali i ambasadorit/ Putin me trëndafila të kuq, pse u largua pa fjalë nga ceremonia (Foto)

PUBLIKUAR

Ceremoni homazh për përcjelljen në banesën e fundit për ambasadorin rus, vrarë në Turqi.

1

Ceremonia për të është e njëjtë me ato që zhvillohen për heronjtë në Rusi. Presidenti Vladimir Putin u paraqit me një tufë trëndafilash të kuq në homazhe, të cilat i la te këmbët e të ndjerit.

Ai preku arkivolin, takoi familjarët, u pa t’i thoshte diçka gruas së ambasadorit, por u largua nga ceremonia pa bërë asnjë deklaratë.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov vlerësoi ambasadorin, gjatë homazheve, në prani të nënës s tij Maria, te vese Marina dhe djalit Genadi.

“Ne jemi duke i dhënë lamtumirën mikut tonë Andrei Karlov që u bë viktimë e një sulmi me qëllim të keq, të ndyrë terrorist, ndërsa ishte në krye të detyrës”, tha Lavrov në ceremoninë e mbajtur në selinë e ministrisë së jashtme. Ne kurrë nuk do të harrojmë Andrei ‘.

Zyrtarët e lartë të shtetit kanë bërë nderime pranë arkivolit të hapur me trupin e ambasadorit Andrei Karlov në një ceremoni që është mbajtur në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Moskë, ndërsa aty të pranishëm kanë qenë edhe të afërmit e diplomatit të vrarë.

Trupi i Karlovit më pas do të dërgohet në Katedralen e “Krishtit Shpëtimtar”, afër Kremlinit, ndërsa Patriku ortodoks Kirill, do e udhëheqë shërbimin e funeralit.

Diplomati i karrierës është qëlluar për vdekje teksa ishte duke folur në një galeri arti në Ankara, më 19 dhjetor nga një person i cili më pas thirri “Mos e harroni Alepon” dhe deklarime të tjera që dukej se i referoheshin përfshirjes ruse në luftën civile në Siri.

Autoritetet turke thanë se vrasësi i Karlovit është Mevlut Mert Altintash, polic 22 vjeçar i cili nuk ka qenë në detyrë në kohën kur e ka kryer vrasjen.

Më 21 dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar një dekret përmes së cilës e deklaron Andrei Karlov si Hero të Rusisë.

4321

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...