Funeral i përbashkët për çiftin që vdiqën në masakrën e Orlandos (Foto)

PUBLIKUAR

Një çift të cilët vdiqën së bashku në masakrën e Orlandos do të kenë një funeral të përbashkët, kanë bërë të ditur familjarët e tyre, përcjell Telegrafi.

Juan Ramon Guerrero, 22, dhe i dashuri i tij Christopher ‘Drew’ Leinonen, 32, u vranë kur një burrë i armatosur hapi zjarr në një klub nate, duke vrarë rreth 50 veta dhe mbi 50 të tjerë të plagosur, në orët e hershme të së dielës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, që nga sulmi, familjet e tyre qëndruan duke pritur nëse të dashurit të tyre ishin në mesin e të vrarëve.

Fillimisht ishte familje a Guerrero që kuptoi se ai ishte vrarë – gjë që më vonë u kuptua edhe nga familjarët e Leinonen.

Edhe pse ende nuk janë aranzhuar shërbimet e funeralit, familjarët janë dakorduar për një gjë: atyre, lamtumira e fundit do t’iu jepet në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

w1

w2

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...