Fundjavë tipike dimërore, borë dhe temperatura deri në -10 gradë Celsius

PUBLIKUAR

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se fundjava në vend do të jetë tipike dimërore, ku shtresat e borës mund të shkojnë deri në 10 cm në zonat urbane.

Në njoftim bëhet e ditur se mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10 gradë Celsius

“Reshjet e shiut që kanë kapluar Gadishullin Ballkanik në javën e fundit, nga dita e shtunë nën ndikimin e masave ajrore polare, do të shndërrohen në reshje sqote/bore e cila nën ndikimin e erërave të forta veriore mund të krijoj shtresa bore madje edhe rreth 10cm në zonat urbane.

Mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10°C dhe me temperatura maksimale që do të luhaten në mes  01°C deri 06°C”, thuhet në njoftim.

Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 15m/s.

Efekti i erërave të fuqishme sidomos veriore, në kontakt të drejtpërdrejt mund të ketë ndikim dhe krijim të ndjeshmërisë së një acari të vërtetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...