Fundjava ftohtë, riga shiu e fjolla bore

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.Në mëngjes përreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...

Rasti i Arlindës, Sveçla: 11 policë të suspenduar, përgjegjësia do të shkojë deri në fund

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë...