FSK paraqitet me uniformë të re

PUBLIKUAR

fsk-paraqitet-me-uniform-euml-t-euml-re_2_hd
Zëvendëskomandanti suprem i Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Adrian Bradshaw, ka vizituar Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku edhe është pritur me Gardën Ceremoniale të FSK-së e cila për herë të parë është paraqitur me uniformën e re me elemente tradicionale, raporton RTK.

Gjenerali Bradshaw, ka thënë se gjatë takimit kanë pasur diskutime shumë të dobishme ku disa nga to do t’i dërgoj në Bruksel për diskutime.

“Do të doja t’i nënvizoja marrëdhëniet shumë të forta që kemi pasur qysh prej fillimi me ju ministër dhe me organizatën si të tërë në mes të NATO-s dhe juve. Është një marrëdhënie shumë pozitive dhe e fortë dhe ne do të donim që ajo të vazhdoj. Kemi pasur diskutime shumë të dobishme këtë mëngjes, një numër të diskutimeve për mua që t’i dërgoj në Bruksel për diskutime të mëtutjeshme me të tjerët. Unë kam besim se Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë të shkojë përpara”, ka shtuar Bradshaw.

Bradshaw, ka thënë se e kanë parë shfaqjen dhe ndërtimin e Forcës me aftësi të konsiderueshme për të kontribuar për një mjedis të sigurt në Kosovë, andaj beson se edhe më tutje FSK do të ecë përpara

Kurse, ministri i FSK-së Agim Çeku, ka thënë se FSK-ja dhe Kosova në përgjithësi ka nevojë për mbështetjen e NATO-s dhe për asistencën dhe këshillimin e tyre.

“Biseduam për hapat në vazhdim, që Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Kosova në përgjithësi ka nevojë për një mbështetje të vazhdueshme të NATO-së, sidomos në fushën e ndërtimeve të kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes në të ardhmen e afërt, kur do të lëvizim në fazën tjetër të zhvillimit, që NATO të vendos marrëdhënie formale të partneritetit me Kosovën që të fillojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Çeku.

Çeku ka shtuar se FSK ka arritur deri tani suksese të jashtëzakonshme fal mbështetjes së NATO-së dhe fal punës së vetë është bërë partner i besueshëm i NATO-së dhe ka ndërtuar marrëdhënie të afërta dhe të mira me NATO-në. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...