Lajmi që morën për shpërthimin e një zjarri në kompleksin e fabrikave të Trepçës trazoi ekipet e shpëtimit.
Në raste të tilla intervenimi i zjarrfikësve dhe ekipeve mjekësore është i domosdoshëm.
Këta të fundit u treguan mjaft të shpejtë në një ushtrim organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës me pjesëmarrjen edhe të policisë, Kryqit të Kuq, shërbimeve mjekësore dhe Kombinatit Trepça.
Veç kësaj në ushtrimin e së martës u inskenua edhe një tërmet prej 6 shkallë të riterit.
Operacioni i quajtur “Veprimi i Shpejtë 7” u cilësua tejet i suksesshëm.
Kronikë nga Rejhane Selimi.


