Që nga orët e mbrëmjes të së premtes Arlind Gashi 12 vjeçar nga fshati Rufci i Lipjanit është zhdukur dhe dyshohet se ai ështe përfshirë nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Të gjitha institucionet përgjegjëse komunale dhe forcat e FSK-së janë në kërkim të 12 vjeçarit.
Komuna e Lipjanit ka njoftuar se që nga fillimi i reshjeve atmosferike gjatë ditës së djeshme, Komuna e Lipjanit, ka formuar grupin për mobilizim shtesë e që është shtrirë në gjithë territorin e komunës së Lipjanit, duke intervenuar me largim të ujit në zonat më të rrezikuara.


