FSK me veshje kombëtare, pret gjeneralin e NATO-s

PUBLIKUAR

E veshur me kostume kombëtare, FSK e ka pritur zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian Bradshaw. Ky i fundit u shpreh i kënaqur me FSK-në.

FSK veshje kombëtare

Njësia Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për herë të parë që nga themelimi i kësaj force, e ka pritur me ceremoni të veçantë, e veshur me kostume kombëtare, zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian  Bradshaw.

Ky i fundit u shpreh i kënaqur me zhvillimin e FSK-së si strukturë e kombinuar, dhe premtoi mbështetjen e NATO-së për zhvillimin dhe fuqizimin e saj.

Gjenerali Bradshaw tha se NATO e çmon aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO si dhe çmon gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione paqësore jashtë vendit. Ai tha se ka parë përparime shumë të mëdha në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë, dhe për këtë ndjehet i lumtur për arsye se NATO-ja është e angazhuar këtu për një dekadë e gjysmë.

Gjithashtu, gjenerali Bradshaw e theksoi sidomos punën e gjatë të përbashkët me ministrin në detyrë tç FSK-së, Agim Çeku si edhe me organizatën në tërësi, pra marrëdhënie të mira dhe shumë pozitive të cilat duhet vazhduar edhe më tutje.

Në fund gjenerali i NATO-s, Bradshaw tha se FSK-ja do të ecë përpara në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe se bashkëpunimi dhe mbështetja nga ana NATO-s nuk të mungojë.

Ndërsa ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku tha se FSK është tregimi më i suksesshëm i Kosovës së pavarur. Ne, tha ministri kosovar, jemi afirmuar si forcë për të mirë në vend, rajon si dhe partner i besueshëm i NATO-s.

Gjithashtu ministri Çeku, në emër të MFSK e falënderoi gjeneralin Bradshaw për mbështetjen që NATO i ka dhënë FSK-së si dhe kërkoj nga ai që kjo mbështetje të vazhdoj dhe të rritet edhe më tutje e sidomos tani që po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit.

Çeku tha se Kosova dhe FSK presin që NATO ta ndihmojë Republikën e Kosovës në ngitjen e kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes, në vendosjen e raporteve formale të partneritetit (anëtarësimi në Partneritet për Paqe-PFP). Gjithashtu ai kërkoj që qasje në shkolla të NATO-s, ushtrime, si dhe Kosova të marr pjesë në misione paqeruajtëse të NATO-s.

Ministri Çeku e siguroi zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s, se Kosova po ecë drejt marrjes së përgjegjësive për sigurinë e vetë, dhe se gjithashtu Kosova “ende ka nevojë për mbështetjen, asistencën dhe këshillën e NATO-s në mënyrë që të evoluojmë bashkë me NATO-n, duke ditur edhe faktin se populli i Kosovës dhe Qeveria e vendit e ka synim anëtarësimin në NATO”.

Ndryshe, FSK është strukturë ushtarako-civile e cila ka dalë pas transformimit të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ndërsa kjo e fundit pas demilitarizimit dhe demobilizimit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Asnjëra strukturë deri më tani nuk e ka pritur asnjë personalitet e veshur me tirq e plisa, që janë veshjet kombëtare të shqiptarëve në Kosovë./albinfo.ch/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohen në Kosovë dy persona nga Italia, njëri kërkohej për tentim vrasje e tjetri për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e dy personave nga Italia, të cilët...

Ndërron jetë babai i deputetit të Vetëvendosjes

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare Hajriz Hoti, babai i deputetit të Lëvizja Vetëvendosje,...

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...