FSK-ja dhe Policia vazhdojnë të kenë besimin e qytetarëve

PUBLIKUAR

Forca e Sigurisë së Kosovës, (FSK) vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit, e pasuar nga Policia e Kosovës. Ndërsa, presidenti, kryeministri dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës mbesin institucionet që më së paku iu besojnë qytetarët.

Kjo u bë e ditur sot në promovimin e numrit të pestë të vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës të zhvilluar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) e ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, kryesisht të fushës së sigurisë.

Mentor Agani hulumtues në KIPRED tha se nga qytetarët e anketuar kanë pasur mundësi që nivelin e besimit që e kanë në institucionet apo krerët institucional ta shprehin me numra dhe atë nga numri 1 deri në 5, ku me 1 vlerësohet niveli më i ulët i besimit, ndërkaq me 5 më i larti.

Ai ka treguar se besimi në FSK dhe Policinë e Kosovës është rritur, ndërsa besueshmëria tek krerët e këtyre institucioneve vazhdon të mbetet e ultë.

Po ashtu ai tha se besimi i qytetarëve në institucionet ekzekutive të sektorit të inteligjencës është në nivelin më të ultë.

“Sa i përket besimit të përgjithshëm ndër muaj të qytetarëve të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës e gëzon besimin më të madh të qytetarëve. Edhe te shqiptarët në veri të Kosovës, besimi më i madh vazhdon të jetë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, i pasuar nga Policia e Kosovës”.

Sipas këtij hulumtimi, besimin më të lartë të qytetarëve sa i përket çështjes së sigurisë e ka FSK 3.91, ndërsa Policia 3.81.

Vlerat më të ulta të besueshmërisë sa i përket çështjeve të sigurisë janë te Kryeministri 2.43, te Komisioni parlamentar për Inteligjencë 2.52. Ministri i Punëve të Brendshme 2.61 dhe drejtori i Agjencisë se inteligjencës Kosovës 2.61, por edhe Presidenti 2.68. /Ekonomiaonline.com

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...