FSK blen xhipa afër 3 milionë euro

PUBLIKUAR

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga data 19 shtator e këtij viti do të kenë mundësinë që të vozisin xhipa të rinj

 

Kjo ngase Ministria e Forcës së Sigurisë ka vendosur që t’i blejë 27 vetura (xhipa), të cilët do të përdoren nga pjesëtarët e FSK’së, shkruan Gazeta Express.

Siç duket FSK, po bëhet gati për t’u bërë ushtri.

Rreth 2 milionë e 498 mijë e 850 euro do t’i kushtojë MSFK’së furnizimi me këta xhipa.
Në përshkrimin e kontratës të publikuar nga kjo ministri thuhet se me anë të këtij tenderi do të bëhet furnizimi me këta xhipa të terrenit të cilët do t’i kenë të gjitha pajisjet për vendosjen e armëve.

“…automejetet (xhipat) do të përdoren për njësit e veçanta te Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK), për plotësimin e nevojave dhe standardeve qe kërkohen me qellim te përmbushjes se kapaciteteve operacionale me qellim te arritjes e objektivave ne përmbushjen e misionit te FSK-se sipas misionit qe kane këto njësi dhe vetë FSK-ja”, thuhet në tender.

Ndërkohë që kompania që do ta bëjë furnizimin me to është “AGS”. Kontrata planifikohet të nënshkruhet më 19 shtator.

E FSK sic duket nuk do të ndalet vetëm me blerjen e xhipave. Kjo ngase FSK do të blejë edhe dy autoambulanca të reja. Këto do t’i kushtojnë buxhetit të ministrisë së FSK’së rreth 279 mijë e 250 euro./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...