FSK, 140 mijë euro për çizme “të shqyera” (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke lëvizur çdo gur, për të gjetur njeriun që ia dha gazetës “Zëri” fotografinë dhe incizimin ku shihen pjesëtarët e kësaj strukture me çizme të shqyera.

Sipas burimeve të gazetës brenda FSK-së ekziston hetimi i brendshëm që quhet “inteligjenca”, e cila po mundohet të zbulojë “distributorin” e asaj që shihet në foto, ku një ushtar i FSK-së gjatë parakalimit në Manifestimit të “Epopesë së UÇK-së” u paraqit me këpuca të shqyera.

Derisa ushtarët e FSK-së morën lëvdata nga shumë krerë dhe politikanë në vend për paraqitje dhe efikasitete, madje edhe për plotësimin e standardeve operative dhe profesionale, ky imazh i dha hije të keqe FSK-së, e cila gëzon simpatinë më të madhe në Kosovë.

Pas këtij skandali, që nxjerr FSK-në me pajise të shpenzuara logjistike, ka reaguar institucioni përgjegjës.

Sipas tyre, rreth 140 mijë euro është vlera e porosive që Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ka bërë për blerjen e çizmeve të reja për gjithë ushtarët dhe eprorët. Ndërkohë, disa pjesëtarë të FSK-së, të cilët nuk kanë dashur t’u përmendet emri në gazetë janë ankuar se ka tri vjet që ata nuk janë furnizuar me çizme, ndonëse për automjete dhe gjësende tjera është shpenzuar një sasi e konsiderueshme e buxhetit.

Në disa fotografi të siguruara nga “Zeri”, shihen çizmet e disa ushtarëve të cilat janë krejtësisht të shqyera. /Zëri/

1

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...