Frika se mësimi mund të ndalet përsëri, prindërit i drejtohen Qeverisë për rrogat e grevistëve

PUBLIKUAR

Këshilli i Prindërve të Kosovës po kërkon nga institucionet e vendit ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë.

Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se nuk janë dakord të krijohet një situatë më e rëndë sesa greva që mësimdhënësit të mbeten pa paga.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët për muajin shtator.

Reagimi i plotë i Këshillit të Prindërve:

‼️PAGAT E MËSIMDHËNËSVE DUHEN DHËNË‼️

🟥 Si Këshill i Prindërve kemi avokuar, arsyetuar dhe deklaruar gjithnjë në të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të fëmijëve tanë për përkujdesje, edukim dhe arsimim publik të pamohueshëm nga askush. Kundërshtimi ynë kryesor ndërlidhet me të drejtën monopolizuese të SBASHK për të “mbyllur” e “hapur” shkollat sipas vlerësimeve të pak individëve dhe në dëm të plotë ndaj fëmijëve e prindërve.

🟪 Por asnjëherë nuk jemi dakord që ne të krijojmë një situatë edhe më të rëndë (sesa vetë greva) dhe të gjithë ata mësimdhënës të ngelen pa paga për diçka që shteti i Kosovës e ka pranuar vazhdimisht të mirëqenë dhe asnjëherë nuk iu është ndaluar paga. Grevat në arsimin e obligueshëm duhet të rregullohen me ligj dhe jo me forma të tjera “disiplinimi”.

🟨 Andaj, si Këshill i Prindërve i Kosovës i bëjmë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë.

🟠 Nëse nuk mund ta bëni më mirë arsimin – së paku mos e bëni më keq!

🔴 Na lini të kthehemi në normalitet!

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...