Freund refuzon Chelsean, konfirmohet qëndrimi i tij te Salzburgu

PUBLIKUAR

Christoph Freund nuk do t’i bashkohet Chelseat.

Red Bull Salzburg ka njoftuar këtë të hënë se drejtori i tyre sportiv nuk do të largohet nga klubi, shkruan Gazeta Express.

Freund së fundi ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2026.

Austriaku ishte i lidhur me Chelsean, teksa u raportua se mes tij dhe klubit londinez ishte afër arritja e marrëveshjes.

45-vjeçari ka konfirmuar interesimin nga “Blutë”, teksa ka treguar edhe arsyen pse vendosi të mbetet te Salzburgu.

“Siç e kam konfirmuar tashmë në intervista, Chelsea ka qenë e interesuar të më punësojë. Kur një klub i madh si ai tregon interes, është një nder jo vetëm për mua dhe punën e FC Red Bull Salzburgut, është gjithashtu një situatë që kërkon një sërë konsideratash personale. Arrita në përfundimin se jam në vendin më të mirë në FC Red Bull Salzburg,dhe një lëvizje ishte jashtë diskutimit për mua. Jemi në mes të një faze vërtet intensive dhe kemi sfida të mëdha përpara në Bundesligën austriake, Kupën dhe Ligën e Kampionëve – fokusi dhe përqendrimi im i plotë janë të drejtuara tek ato tani”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Kurse, shefi ekzekutiv i klubit nga elita e futbollit austriak deklaroi:

“Christoph Freund ka kryer punë të mrekullueshme për ne për shumë vite, dhe vetëm së fundmi ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026. Në këtë mënyrë mund të konfirmoj se ai do të mbetet drejtor sportiv i FC Red Bull Salzburg. Ai më informoi për interesimin e Chelseat, natyrisht, dhe ne kemi folur për këtë në nivel personal me disa diskutime të mira. Fakti është se ai do të mbetet drejtori ynë sportiv! Ai nuk ka bërë kërkesë për t’u larguar”. /Gazeta Express/

LAJME TË TJERA

Në Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, eksperti gjerman prezantoi studimin për ShSKUK-në

Në mbledhjen e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, kryeministri Albin Kurti, i cili kryeson këtë...

Aksident në Pejë, të përfshira dy vetura dhe një autobus – ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka...

I riu nga Gjakova ka nevojë për ndihmën tuaj, duhet ta bëjë transplantimin e dy veshkave

Adnan Syla nga Gjakova është diagnostikuar me sëmundjen e veshkave. Atij i duhet ta bëjë...

Kurti fton shqiptarët në Serbi t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë: Dëshmoni që jeni aty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi...

SHIKO MË SHUMË

Ten Hag: Nuk do të luajmë kundër Haalandit, por kundër Manchester Cityt

Erik ten Hag është paraqitur sot në konferencë për media, ku foli për kundërshtarin...

Arsenali nuk është dorëzuar, planifikon sërish transferimin e mesfushorit italian

Manuel Locatelli zgjodhi Juventusin para Arsenalit vitin e kaluar, por ende mund të bëjë...

Henry e kritikon VAR-in: Nuk është mjaftueshëm i shpejtë

Thierry Henry nuk është adhurues i VAR-it, të paktën jo në gjendjen e tij...