Frashër Krasniqi: Veteranët nuk janë t’u lypë luks por jetesë bazike

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi tha se veteranët e UÇK-së nuk janë duke kërkuar luks, por një pagesë për një jetesë bazike.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Qeveria e Kosovës dëshiron t’i lë veteranët nën kushtet bazike për jetesë, pra sipas tij, nën pagën minimale.

“Kur është bo ligji në fillim, vet lidhja e pagesës për veteranët me pagë minimale e ka pas një synim, jo lidhja në kuptimin që qaq sa është paga minimale por mos me shku  nën pagën minimale. Vet koncepti i pagës minimale, është një pagë që vlerësohet, që nën të, nuk plotësohen kushtet elementare të një njeriu që i merr ato të ardhura, pra ideja ka qenë prej fillimit që ti mundesh me ja rrit varësisht prej mundësisë së buxhetit të veteranëve sa dush, por jo me i lon nën pagën minimale sepse kjo konsiderohet që është e pamjaftueshme për një jetesë deri dikun bazike, sepse nuk është jetesë e dinjitetshme, por bazike.

Qeveria po don me i lon këta nën kushtet bazike, nën pagën minimale. Veteranët nuk janë duke lp luks, por një pagesë që u mundëson një jetë bazike”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se dje veteranët protestuan për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...