Frashër Krasniqi e quan Qeverinë Kurti “Qeveri e gjyqit special kundër UÇK-së”

PUBLIKUAR

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj në konferencën e sotme dhe disa aktivistëve të tjerë të kësaj partie.

Konferenca e drejtuar nga kryetarja së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova është  ndërprerë nga anëtarët e PSD-së.

Për këtë Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria e ish-bashkëpartiakut të dikurshëm po mbron me polici, atë që drejtuesja e Gjykatës Speciale po mundohet ta arsyetojë.

“Qeveria Kurti e mbron me polici, atë që Trendafilova tenton ta arsyetojë me konferencë. Gjykatën Speciale”.

Sipas tij, kjo qeveri është Qeveri e gjyqit special kundër UÇK-së.

“Qeveria Kurti e mbron me polici, atë që Trendafilova tenton ta arsyetojë me konferencë. Gjykatën Speciale. Qeveri e gjyqit special kundër UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Përveç pengimin të konferencës, aktivistë të PSD-së kanë shkruar “Non grata” në veturën e “Eulexit”, para ndërtesës ku po qëndronte Trendafilova.

Janë publikuar edhe pamje gjatë arrestimit të Molliqajt, cili shihet i gjakosur në ballë derisa e prangos policia. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...