Franck Ribery humb gjyqin

PUBLIKUAR

Ylli i sulmit bavarez ka humbur gjyqin në Paris. Ai kishte akuzuar autorin francez Daniel Riolo, i cili e kishte quajtur lojtarin një ‘llum, njeri i keq dhe gangster’, për ofendime por nuk e fitoi gjyqin.

Në librin e Riolo-s të quajtur “FC Racaille”, Franck Ribery bashkë me kolegët e tij Nicolas Anelka dhe Karim Benzema ishin cilësuar si njerëz të këqij, llum apo gangsterë.

Por gjyqi vendosi se analizat e shkrimtarit janë objektive. Fjalën ‘gangster’ atë kohë e ka përdorur edhe ministrja e sportit Roselyn Bachelot për disa lojtarë francez.

Pra mesa duket Ribery duhet të vazhdoj t’i durojë fyerjet të tipit ‘llum’ apo ‘gangster’, përveç kësaj ai duhet të paguajë edhe koston e gjyqit që kap shifrat e pesëmijë euro.

Gjërat për Ribery nuk po shkojnë edhe aq mirë kohet e fundit, ai nuk po arrin të kthehet në fushën e lojës për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...