Francezët shpërthejnë me kritika kundër Neymar

PUBLIKUAR

Lojtari që është vënë më së shumti në thumb të kritikës pas humbjes se Paris Saint-Germain në Liverpool është Neymar, në veçanti nga Christophe Dugarry i cili është i hidhëruar me paraqitjen e brazilianit.

Analisti francez ka thënë se Neymar mendon që ai duhet ta rrit paraqitjen në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk funksionon në këtë mënyrë.

“Ka disa lojtarë që janë të qetë dhe të relaksuar”, tha Dugarry për televizionin francez kur foli për Neymarin.

“Ata mendojnë që nuk duhet të luajnë në maksimum në Ligue 1 dhe mandej ata ta rritin nivelin në Ligën e Kampionëve”.

“Ky është një iluzion”.

Mbrëmë dhe sot janë bërë shumë kritika në radio dhe shtyp, ku Le Parisien e kishte vlerësuar më notën 3 lojtarin, notën më të ulët nga gjithë lojtarët e tjerë në fushë. /GazetaExpress/ 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...