Franca të mos gabojë, Haradinaj duhet të lirohet

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës, Astrit Leka, ka bërë me dije se këto ditë, para datës 27 prill, do t’i nisë një letër presidentit të Francës, François Hollande, në lidhje me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.

Ai ka treguar se ka lidhje të mira me shtetin e Francës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Leka ka theksuar se Haradinaj duhet të lirohet dhe pret që Franca të mos bëjë gabim në këtë drejtim.

Ai ka thënë se të drejtat e njeriut janë cenuar me ndalimin e Haradinajt, i cili u shpall i pafajshëm dy herë nga Gjykata e Hagës. Leka në këtë intervistë ka folur edhe për ndihmën që ka dhënë për pranimin e OVLUÇK-së si vëzhguese në Federatën Botërore të Veteranëve të Luftës.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...