Franca ishte e njoftuar se mund të jetë cak i sulmeve nga ISIS-i

PUBLIKUAR

Një zyrtari i inteligjencës irakiane kishte paralajmëruar vendete e koalicionit perëndimor, një ditë para se të ndodhte sulmi në Paris ku vdiqën 129 persona, se Shteti Islamik po përgatit ndërmarrjen e disa sulmeve, ka mësuar The Associated Press, njofton Klan Kosova.

Inteligjenca irakiane ia kishte dërguar një letër njoftuese duke treguar se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, ka urdhëruar sulme në vendet perëndimore që po luftojnë kundër ISIS-it në Siri e Irak. Po ashtu, sulme janë urdhëruar të bëhen edhe në Iran e Rusi duke “bombarduar, vrarë ose marrë pengje”, shkruan AP, njofton Klan Kosova.

Njoftimi nga irakianët nuk kishte detale të tjera, se ku saktë dhe kur do të ndodhë, prandaj një zyrtar francez i sigurisë i ka thënë AP-së, se ata nuk i kishin marrë seriozisht këto vërejtje, sepse të tilla njoftime marrin “gjatë tërë kohës”, dhe “çdo ditë”.

Por, dy agjentë irakian të sigurisë, i kanë thënë AP-së, se ata kanë paralajmëruar Francën në veçanti, duke treguar se rreziku më i madh është që një sulm të ndodh pikërisht në Francë.

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...