Fotografia e fundit e David Cameron – ku ka qenë, e ku është tani! (Foto)

PUBLIKUAR

Disa muaj më parë, përcjell Telegrafi, ai ishte njeriu më i fuqishëm në Britani, i ndjekur kudo ai shkoi nga një shpurë e ndihmësve dhe një grup i madh i reporterëve dhe kameramanëve.

Por sot, David Cameron, është një “njeri i lirë”, i fotografuar nga kalimtarë, i ulur zbathur mbi një mur në Cornwall, duke ngrënë peshk me patate të skuqura.

Ai është fotografuar duke ngrënë ushqim, së bashku me atë që supozohet të jetë gruaja e tij (edhe pse fytyra e saj nuk shihet nga shpina e dikujt).

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, tre të huaj që janë mu pranë çiftit, me sa duket nuk janë në dijeni se ata janë vetëm centimetra larg nga njeriu që ishte së fundmi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe pyetja që shtrohet është: Kjo fotografi, e bërë nga një kalimtar, a nuk flet më shumë se fjalët në lidhje me dramën e kësaj vere, ndryshimet menjëhershme të fatit pas referendumit në Britani të Madhe?

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...