Fotografi tmerruese nga sulmi i mbrëmshëm në Francë ku vdiqën 80 persona (Foto +18)

PUBLIKUAR

Ka qenë një pamje masakre gjendja në rrugët e Nicës së Francës, pasi një kamion hyri mes turmës, duke shkaktuar mbi 80 të vrarë dhe rreth 100 të plagosur.

Trupa të shpërndarë në rrugë dhe përpjekjet e para për të ndihmuar të plagosurit i ngjanin një fushe beteje në jugun e Francës.

Ngjarja ndodhi teksa mijëra qytetarë ishin duke festuar Festën Kombëtare të Francës, në një qytet shumë të frekuentuar nga turistët, si Nisa.

Një dëshmitar i cili ishte pak metra larg nga kamioni ka thënë se shoferi i kamionit ka qenë ai që ka nisur sulmin.

Mësohet se shoferi i kamionit është qëlluar për vdekje nga policia franceze./Indeksonline/

TEMAT:

  • Te fundit
  • Me te lexuarat

 

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...

Moti sot

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri...