Pritet të anulohet senca gjyqësore e rastit të Kumanovës, për shkak se të akuzuarit janë ankuar që nuk janë në gjendje të mire fizike dhe psikike, për shkak të, siç thonë ata, maltretimeve që u janë bërë sot gjatë rrugës prej burgut deri në gjykatë, transmeton Fakte.

Avokatet mbrojtes kanë kërkuar ndihmën e shpejtë për dhënien e ndihmës për 5 të akuzuar, ku më i dëmtuari sipas tyre është Sami Ukshini – Komandant Sokoli.
Mjekët e urgjencës me auto ambulancë arritën në Gjykatën Themelore të Shkupit, duke i’u drejtuar sallës ku janë të akuzuarit.Seanca gjyqësore e rastit të Kumanovës po vazhdon edhe sot me dyer të mbyllura për shkak se dëshmitarët e mbrojtur pritet të japin dëshmitë e tyre, policët e plagosur që kanë marrë pjesë në ngjarjen 9 majit të vitit të kaluar.


