Foto e rrallë e Adem Jasharit me bashkëshorten (Foto)

PUBLIKUAR

Këto ditë po manifestohet Epopeja e UÇK-së.

Memoriali i komandantit legjendar Adem Jashari po vizitohet nga shumë qytetarë dhe personalitete shqiptare.

Megjithëse shumë pak dihet rreth jetës së Adem Jasharit, së fundi në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi teksa shihet komandanti legjendar përkrah bashkëshortes, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Adile Rama – Jashari, e cila në fotografi shihet e veshur me veshje kombëtare në krah të Adem Jasharit, i cili në shok mban armën.

Komandanti me bashkëshorten kishte pesë fëmijë. Lulzimi, Shqipja dhe Marigona janë gjallë, ndërsa së bashku me Adem Jasharin, heroikisht ranë edhe Kushtrimi (13) dhe Fitimi (17). /Telegrafi/

ademi

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...