Forumi për transparencë letër të hapur për Kryetarin Ahmeti

PUBLIKUAR

Letër e hapur për Kryetarin e Komunës së Lipjanit

I nderuar Z. Ahmeti,

Nëpër mes kësaj shkresë ju njoftojmë se me datën 10.03.2015 është mbajtur tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Organizata Joqeveritare YAHR me temë: ”Transparenca e institucioneve lokale në Komunën e Lipjanit”.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë subjektet politike opozitare, gazetarët dhe shoqëria civil. Në takim ishin të ftuar edhe subjektet politike që janë në qeverisje komunale dhe po ashtu ju Z.Ahmeti keni qenë të ftuar për pjesëmarrje, por nuk e di arsyen pse nuk keni marrë pjesë.

Pas debateve dhe diskutimeve të shumta mbi gjendjen e transparencës në institucionet lokale në Komunën e Lipjanit ,ku në kuadër të këtij takim u formua edhe Grupi Joformal për Transparencë, i cili përbëhet nga shoqëria civile, gazetarët dhe subjektet politike opozitare që veprojnë në Komunën e Lipjanit.

Forumi për transparencë nxjerri këto konkluzione:

– Kërkohet nga institucionet lokale në Lipjanit të gjejnë një zgjidhje për transmetimin e seancave të Kuvendit Komunale në media lokale televizive,
– Kërkohet nga Kuvendi Komunal që të plotësohet pozita e paraparë për vetëvendosjen në Komitetin për Politikë dhe Financa, pas kalimit të Arben Bahtrir-it në radhët e LDK-së,
– Të vazhdohet me organizimin e debateve të tilla, sipas nevojave të këtij forumi,
– Të i mundësohet qasja e shoqërisë civile si monitoruese në hapësirat e institucioneve lokale,
– Të bëhen publike lista e poentimit të kandidatëve konkurrent në vendet e shpallura për punësim,
– Të plotësohet vendet e parapara për shoqërinë civile nëpër komisionet dhe organet tjera në institucionet lokale të parapara sipas ligjeve, etj.

Sinqerisht,
Forumi për transparencë/Yahr/

 

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...