Forumi i të Rinjve Muslimanë dënon arrestimet

PUBLIKUAR

timthumb (1)

Pas arrestimeve të 40 të dyshuarve për terrorizëm nga Policia e Kosovës, ka reaguar Forumi i të Rinjëve Muslimanë, i cili i ka dënuar këto arrestime.

Më poshtë keni reagimin e plotë të FRM-së:

Forumi i të Rinjve Muslimanë po ndjek me shqetësim terrorin që policia dhe AKI-ja po ushtrojnë kundër besimtarëve muslimanë dhe arrestimet masive që po bëhen në të gjithë Kosovën sot. Arrestimet e muslimanëve që po bëhen sot në Kosovë, me justifikimin se disa kosovarë kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri, janë absurde dhe qesharake. FRM është shumë e shqetësuar që në mesin e të arrestuarëve është edhe nën-kryetari i Lëvizjes Islame Bashkohu, Fatos Rexhepi. FRM denoncon dhunën që policia e Kosovës ka përdorur në banesat e qytetarëve kosovarë gjatë arrestimeve, rrahjet që janë bërë në këto raste dhe dënon përzierjen e ushtarakëve të huaj që flisnin anglisht në këto arrestime.

FRM kërkon ti tërheqë vemendje opinionin publik që arrestimi i Fatos Rexhepit, një lideri politik të vendit tonë, tregon që arrestimet që janë bërë sot në Kosovë nuk janë arrestime anti-terroriste siç mediat gënjejnë, por janë arrestime politike, që duan të ndalojnë muslimanët e Kosovës nga politika. Të arrestuarit po persekutohen për shkak të fesë dhe bindjeve të tyre politike dhe si rrjedhojë ata janë të burgosur politik. Ata janë të burgosur të ndërgjegjes sikur Aung San Suu Kyi në Burma, apo Adem Demaçi në kohën e Jugosllavisë.

Ndërsa FRM e pranon që disa kosovarë janë gënjyer nga propaganda e Perëndimit dhe qeverisë së Kosovës, e cila në vitin 2012-2013 donte të rrëzonte qeverinë siriane, dhe për këtë çoi shumë qytetarë kosovarë të luftojnë në Siri, FRM këmbëngul që kosovarët që kanë shkuar në Siri nuk janë fajtor për këtë punë. FRM mendon që fajtor për çuarjen e qytetarëve të Kosovës në Siri është qeveria e Kosovës, ministri ynë i jashtëm Enver Hoxhaj i cili priti në vendin tonë xhihadistët sirianë, AKI-ja, policia e Kosovës, presidentja dhe kryeministri ynë të cilët lejuan xhihadistët sirianë që të hyjnë në vendin tonë në vitet 2012-2013.

FRM i apelon qeverisë së Kosovës, që besimtarët muslimanë shqiptarë që ajo ka arrestuar, ti lirojë menjëherë pasi ata janë të pafaj. FRM i apelon qeverisë së Kosovës që të ndaloj përdorimin e dhunës, rrahjeve, keqtrajtimeve të të burgosurve politikë që ajo ka arrestuar sot. FRM i apelon qeverisë së Kosovës që të ndaloj kërcënimet ndaj hoxhallarëve dhe besimtarëve muslimanë të Kosovës dhe ti japi fund diskriminimit të muslimanëve në vend.

FRM i kujton opinionit publik që faj për shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në Siri ka klasa jonë politike dhe ambasadat Perëndimore të cilat një vit më parë i indoktrinuan qytetarët tanë që të shkojnë në Siri dhe luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Asadit. Nëse sot në Kosovë duhen bërë arrestime për luftën e Sirisë, ne mendojmë që personat që duhet të arrestohen janë ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, zv.ministri Petrit Selimi dhe ata që pritën xhihadistët sirianë në vendin tonë në 2013.

Nëpërmjet kësaj deklarate FRM i drejtohet edhe ambasadorit të Britanisë së Madhe, Ian Cliff, ambasadores së Republikës së Francës, Maryse Daviet, zëvendësambasadorit të Republikës së Gjermanisë, Matthias Kiesler dhe zëvendësshefit të Misionit Italian në Prishtinë, Salvatore Marino, të cilët sot janë takuar me presidentet Atifete Jahjaga. FRM kërkon ti pyes këta ambasadorë: a kanë ata dorë në arrestimin e qytetarëve të Kosovës sot? A kanë dorë ata në dhunën që policia e Kosovës ka kryer sot kundër qytetarëve kosovarë? Përse këta ambasadorë të krishterë janë takuar me presidentet e vendit tonë e cila u ka treguar sesa muslimanë ka burgosur? A i kanë dhënë ata urdhër Atifete Jahjagës që të arrestoj qytetarët e Kosovës, apo mos vallë Atifeteja u është mburrur atyre vetë, duke i treguar se për hise të Perëndimit ajo është e aftë të arrestojë e burgosë me qindra kosovarë të pafaj, dhe
më egër sesa Sllobodan Millosheviqi?

FRM, i apelon ambasadës së Britanisë së Madhe, franceze, italiane dhe gjermane që nëse ata nuk e kanë nxitur presidenten tonë që të arrestojë besimtarët muslimanë, ata duhet që ti kërkojnë asaj që ti lirojë urgjentisht nga burgu të arrestuarit dhe të ndalojë përdorimin e dhunës dhe terrorit nëpër familjet kosovare. FRM i apelon ambasadorëve në fjalë që ata duhet ti kërkojnë urgjentisht qeverisë së Kosovës që ti japë fund burgosjes politike të nënkryetarit të Lëvizjes Islame Bashkohu, Fatos Rexhepi. Në një vend demokratik, pushtetarët nuk guxojnë që të arrestojnë udhëheqësit e partive sikur ka ndodhur sot në Kosovë. Nëse presidente Jahjaga dhe policia e saj nuk i ndërpret arrestimet politike në Kosovë dhe rrahjet ndaj të arrestuarëve dhe familjeve të tyre, atëherë ambasadorët e krishterë që ajo ka takuar, duhet ta dinë që Fatos Rexhepi do të bëhet heroi i parë i Islamit politik në vendin
tonë, ndërsa qeveria dhe shteti kosovar do të rreshtohen në listën e errët të diktaturave të cilat burgosin njerëzit për shkak të ndërgjegjes dhe mendimit të tyre mbi politikën dhe i rrahin dhe i dhunojnë.

FRM i apelon ambasadave perëndimore në Prishtinë, që nëse ato duan të ndalojnë kosovarët që të shkojnë në Siri dhe në Irak, ata këtë gjë duhet ta kërkojnë nga pushtetarët tanë. Ata ishin që na predikuan një vit më parë luftën e Sirisë dhe ata janë fajtorë pse sot në Irak dhe në Siri po vriten kosovarët. Muslimanët e Kosovës nuk duhet të bëhen kurban për Enver Hoxhajn, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Atifete Jahjagën, Petrit Selimin dhe ata që pritën dhe strehuan xhihadistët sirianë në Prishtinë!

SHIKO MË SHUMË

Krerët e OVL UÇK-së i tregojnë Guerotit shqetësimet që kanë në lidhje me Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur...

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që u kap me kokainë në Ferizaj

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.G, i dyshuar...

Dha deklaratë të rrejshme në seancë gjyqësore, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. Arrestimi i tij ndodhi të mërkurën...