Formula 1 rrezikon të humbasë një nga skuadrat

PUBLIKUAR

Në Botërorin 2017 të Formula 1 rrezikojnë të mos marrin pjesë dy makinat Manor-Racing.

Skuadra britanike, nga dita e sotme do të kontrollohet një nga nja këshill administrativ (FRP Advisory LLP), ndërkohë që rrezikojnë të mbesin pa punë 220 punonjës.

Gjithsesi, pronarët aktualë kanë nisur të kërkojnë investitorë të rinj, për të garantuar pjesëmarrjen në sezonin 2017.

Një mision i vështirë, pasi pronari aktual Stephen Fitzpatrick ka muaj që kërkon investitorë, por pa rezultat. Edhe piloti gjerman Pascal Wehrlein është një hap larg transferimit te Sauber, ndaj më 26 mars, Manor rrezikon të mos jetë në startin e garës së Australisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...