Formula 1 edhe në Vietnam

PUBLIKUAR

Këtë vit, dy gara të reja i shtohen kalendarit të Formula 1: Franca me pistën “Paul Ricard” dhe Gjermania me Hockenheim

Bëhet fjalë për njohje të vjetra, por së shpejti duket se do të ketë edhe pista të reja. Sipas “Forbes”, Liberty do e çojë Formulën 1 deri në Vietnam, një vend me shumë pak traditë në automobilizëm dhe ku opsionet në merkato për skuadrat dhe për vetë Botërorin nuk duken të mira.

Por, këto janë zërat që kanë dalë nga mbledhja e kësaj jave në Londër e Shoqërisë së Promotorëve të F1, ku janë të përfaqësuara 21 garat e Botërorit.

“Do të njoftohet së shpejti një garë urbane në Vietnam”, tha një burim për “Forbes”. Qëllimi është që të plotësohet boshllëku i lënë nga Çmimi i Madh i Malajzisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...